Serbia falënderon Mauriciusin që s’e ka njohur Kosovën

22 Shtator 2016 - 09:52      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në New – York ka folur me kryeministrin e Mauriciusit Anerod Gjagnat.

Kryeministri serb me këtë rast e ka falënderuar shefin e qeverisë së këtij vendi që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, përcjell Koha.net njoftimin e FoNet.

Mauricius është shtet ujdhesar, ish - koloni holandeze, franceze e britanike në Oqeani, i pavarur që nga viti 1968, me një sipërfaqe prej2040 kilometrash katrorë dhe me rreth 1 milion e 300 mijë banorë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...