Rusia, “vëlla i madh i Serbisë” edhe për Kosovën

22 Shtator 2016 - 08:51      

Fushatat propagandistike që është duke i drejtuar Rusia në Ballkan gjatë tetë vjetëve të kaluar, që prej Shpalljes së Pavarësisë në Kosovë, janë pjesë e strategjisë së krijimit të opinionit për Rusinë si një fuqi e madhe dhe aleate me ndikim, përmes investimeve minimale në aspektin e donacioneve për shtetet e përfshira, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, retorika ruse nuk është në shpërputhje me retorikën e medieve në Ballkan, kështu që në Beograd ekzistojnë 109 organizata që punojnë në promovimin e raporteve ruso-serbe.
Megjithatë, ajo të cilën po e bën Rusia është se po prezantohet si “vëlla i madh i Serbisë”, duke predikuar se si ajo respekton qeveritë në Serbi, Kosovë, Maqedoni, ashtu si edhe në Republikën Serbe të Bosnjës, duke i parë si të barabarta.
Në të njëjtën kohë, shkruan “Washington Post”, një numër gjithnjë e më i madh i serbëve po deklaron se më përpara do të afroheshin me Rusinë sesa me Bashkimin Evropian, ndonëse kjo e para nuk ofron alternativë koherente.

Rusia në të njëjtën kohë po bën fushatë që t’i bindë shtetet e Ballkanit të mos anëtarësohen në NATO, duke nxitur operacione të përbashkëta ushtarake me ushtrinë e saj, derisa një fushatë e tillë kundër NATO-s mund të ketë pasoja negative në operacionet e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Shpërbërja e Jugosllavisë, në Rusi është trajtuar si turpërim i saj dhe nxitje e Perëndimit që ta shpërfillë Moskën.
Putini, siç theksohet, kurrë nuk është ndalur që ta shprehë zemërimin për ndikimin e humbur në Kosovë, pas Shpalljes së Pavarësisë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...