Sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

22 Shtator 2016 - 08:26      

Kuvendi i Kosovës, sot nga ora 10:00, do të mbajë seancë plenare, në të cilën, përveç partive në pozitë, pritet të marrin pjesë edhe deputetët e AAK-së dhe të Nismës për Kosovën.

Në këtë seancë janë paraparë 10 pika të rendit të ditës, e në mesin e tyre është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

7. Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

8. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...