Si mund të dënohen shoferët me 900 euro sipas ligjit të ri në Kosovë

21 Shtator 2016 - 23:44      

Në “Interaktiv” të KTV-së në lidhje me ligjin e ri për rregullat e trafikut ka folur Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës.

Sipas Rexhepit, qëllimi kryesor i ndryshimit të ligjit ka qenë ndikimi në parandalimin e aksidenteve, disiplinimi i shoferëve dhe mbrojtja e ambientit, transmeton Koha.net.

Gjobat kanë ndryshuar në shumën e dënimit duke rrumbullakësuar shumat e dënimeve, sikur nga 15 euro në 20 euro, duke shtuar se gjobat që mund t’i japë policia aty për aty janë nga 20 euro deri në 60 euro. Por gjoba më e madhe është 900 euro që procedohet nga policia në gjykatë, e atë e sqaroi zyrtari policor Jeton Rexhepi.

“Dënimi deri në 900 euro është për tejkalim shpejtësie në zona të banuara, nëse kalon mbi 50km/h me shpejtësinë që është e lejueshme (nëse është e lejuar 50km/h të ecë 100km/h) atëherë dënohet nga 300-900 euro, ndalohet leja për 1 ose 2 vjet dhe i hiqen 5 pikë”, ka sqaruar Rexhepi, duke thënë se 80% e aksidenteve kanë rrjedhur nga tejkalimi i shpejtësisë.

Nëse e paguani gjobën brenda afatit 8-ditor nga dita e dënimit, atëherë mund ta kryeni me vetëm gjysmë shume, kurse pas 8 ditëve duhet paguar i tëri.

Më të rëndësishmet i keni këtu

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...