Serbët të vendosur për ta funksionalizuar kishën në kampusin universitar

21 Shtator 2016 - 23:27      

Politikanë e klerikë serbë janë të vendosur për ta funksionalizuar kishën e ndërtuar në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, transmeton Koha.net.

Kështu ipeshkvi i Rashkë – Prizrenit Teodosije ka deklaruar sot se kjo Ipeshkvi e Kishës Ortodokse serbe do të vazhdojë së kujdesuri për kishën që serbët e quajnë Kisha e Krishtit Shpëtimtar e drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se është për t’u krenuar, siç njofton b92, që “klerikët tanë të prirë nga Teodosije pas 16 vjetësh dhe pas disa përdhosjesh, dëmtimesh, shkatërrimesh, filluan së pastruari të tempullit”.

Teodosije ka thënë se për Kishën Ortodokse serbe tempulli Krishti Shpëtimtar është i shenjtë dhe qëllimi është që me veprimin e saj ta bëjnë tempullin si tempujt tjerë – objekt për lutje.

“Ne do të vazhdojmë të kujdesimi për kishën, nuk duam konflikte në nivelin politik, as me studentë edhe pse tri ditë kemi punuar ashtë e brenda deh askush absolutisht s’e ka ngritur zërin, madje janë mahnitur me atë që punonim”, ka thënë ai.

"Kisha është ndërtuar në tokën të cilën qyteti Prishtina ia kishte dhënë Ipeshkvisë në vitin 1990, para se shqiptarët braktisnin institucionet”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se kisha është ndërtuar me të gjitha lejet e nevojshme.

Ai ka përfunduar se “ndaj këtij tempulli duhet pasur sjellje si ndaj të gjithë tempujve tjerë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...