Në tetor shpallet Partia e Ben Blushit, eliminon Berishën e Ramën nga çdo post

21 Shtator 2016 - 22:50      

Nga fundi i muajit tetor të këtij viti do të dalë në skenë një lëvizje e madhe politike e kryesuar nga deputeti Ben Blushi. Më në fund sistemi trepolar politik në Shqipëri do të bëhet katërpolar, duke zhbërë forcën e tre partive të mëdha.

Nga burime të brendshme të kësaj Lëvizje të madhe politike, transmeton kj se do të jetë parti e qendrës ku do të përfshihen emra nga krejt shoqëria civile e cila ka dëshirën për një ndryshim të madh të mënyrës së administrimit të pushtetit dhe politikës. Siç ka thënë edhe deputetja Mimoza Hafizi që politika e sotme është e inkriminuar dhe antipopullore, pikërisht forca e re politike e kryesuar nga Ben Blushi do të nis me një uragan kundër kësaj tradite 25 vjeçare inkriminuese duke synuar që në zgjedhjet e radhës parlamentare të jetë parti vendimtare në qeverisjen e ardhshme.

Lëvizja e re politike do të përfshijë gjitha shtresat dhe pa ndonjë përcaktim strik politik, nëse është i djathtë apo i majtë. Duan të ndryshojnë frymën e drejtimit të një pushteti, që të jetë përkrah njërëzve e jo grupeve të interesit ekonomik, grupe të cilat financojnë politikën dhe vjedhin më pas nga politika. Këtë duan ta shkatërrojnë si traditë të keqe Ben Blushi dhe partia e tij politike.

Partia e re do të jetë e krijuar dhe e shpallur nga fundi i muajit tetor dhe më pas do dalin në çdo njësi familjare shqiptare për ti bindur për lëvizjen e re politike.

Ka informacione se partia e re politike ka dy kushte të prera pas zgjedhjeve parlamentare: Nuk pranojnë Edi Ramën dhe Sali Berishën kryeministër dhe në asnjë post tjetër. Me çdo faktor tjetër politik mund të bien dakort për një Shqipëri tjetër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...