Gjobat e reja të trafikut rrugor cilësohen të papërballueshme

22 Shtator 2016 - 06:30      

Vetëm të martën, kur hyri në fuqi Ligji për rregullat e trafikut rrugor, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 762 gjoba trafiku, ndërsa janë shënuar 54 aksidente prej tyre 18 me të lënduar dhe 35 pa të lënduar, shkruan sot Koha Ditore.

Gjobat të cilat janë paraparë në këtë ligj për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor po konsiderohen të papërballueshme për standardin jetësor në Kosovë.

Sipas njohësit të çështjeve të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi nëse një shtet, mbushjen e buxhetit e kërkon përmes gjobave dhe ndëshkimeve, atëherë ai është represiv dhe shtet policor.
“Ligji duhet të këtë për qëllim krijimin e kulturës dhe të sigurisë në trafik, e jo ndëshkimin. Fajtor për aksidentet nuk janë vetëm shoferët, por edhe rrugët e këqija, mungesa e shenjëzimit, automjetet e vjetra. Prandaj, duhet trajtuar edhe këto probleme, e jo që zgjidhje të kërkohet përmes ndëshkimeve drakonike”, ka deklaruar ai.

Edhe eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj, ka vlerësuar se gjobat që janë paraparë për shkelësit e këtij ligji janë shumë të larta në krahasim me standardin jetësor në Kosovë, ku paga mesatare është 250 euro.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...