21 Shtator 2016 - 21:11
Kështu u shpreh profesori i UP-së, Bekim Lumi në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se kjo çështje si e tillë vjen si pjesë e agjendës serbe kundër Kosovës, transmeton Koha.net.
“Kjo është pjesë e agjendës së luftës së Serbisë kundër Kosovës dhe jo rastësisht vjen kur Kosova ballafaqohet me probleme shumë të rëndësishme që e kanë paralizuar vendin tash e një vit”, ka thënë Lumi.
Sipas tij një objekt i cili është ndërtuar paligjshëm në oborrin e UP-së mund t’i ndërrohet lokacioni dhe këtë Lumi e krahason me një situatë po të njëjtë me një kishë në Boegrad.
“Një proces i cili është ndërtu paligjshëm në oborrin e Universitet të Prishtinës pse nuk mund t’i ndërrohet lokacioni dhe ajo hapësirë të shfrytëzohet për qëllime e aktivitete të studentëve. A duhet të shndërrohet kjo në kishë apo jo, mendoj se kjo nuk është as temë debati dhe vetëm mund të krahasohet me kishën në Beograd të cilës i është ndërru lokacioni, për çka besoj se Prishtina ka mjaft hapësirë”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, artisti Albert Heta ka thënë se vetë shoqëria kosovare mban fajin duke qenë se nuk i ka trajtuar me kohë këto objekte.
“Kisha ortodokse nuk përdoret për aktivitete të tjera krahasuar me kisha e tjera të cilat tashmë po e humbin rolin e tyre kudo në botë. Ne si shoqëri kemi vetë faj sepse nuk kemi dit që t’i trajtojmë këto objekte”, ka thënë Heta.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...