Gashi thotë se debati për kishën pranë UP-së është shpërqendrim nga problemet reale

21 Shtator 2016 - 20:46      

Fokusimi i shoqërisë në temën e kishës ortodokse brenda kampusit të Universitetit bën që politika vendase të jetë komfort ndaj problemeve tjera shumë më të rëndësishme dhe probleme me të cilat vendi do të ballafaqohet shpejtë.

Politologu, Shkëlzen Gashi në Rubikon të KTV-së ka thënë se shpërqendrimi nga temat si ajo e Gjykatës Speciale i konvenon politikës.

“Politikës i konvenon një debat i tillë për me na shpërqendru prej problemeve reale e sidomos problemit që kemi mu ballafaqu shumë shpejtë e që është Gjykata speciale. Natyrisht se Serbisë i konvenon një debat i tillë për me na nxjerrë neve si barbarë që djegim e shkatërrojmë:, ka thënë Gashi.

Ai ka përmendur reagimet e politikës serbe drejtuar Perëndimit lidhur me krijimin e shtetit të Kosovës.

“Propaganda e politikës serbe kundër Kosovës drejtuar Perëndimit ka qenë që nëse jeni duke ndihmuar për me kriju një shtet të rinj atëherë jeni duke krijuar një shtet islam dhe përgjigjja e Rugovës atë kohë ka qenë gjithmonë me Papën e Gjergj Fishtën”, ka thënë ai.

Sipas Gashit objekti nuk duhet rrënuar dhe si i tillë duhet të shndërrohet në një muze.

“Mendoj që nuk duhet me u rrënu vetëm duhet me u ndërru funksioni i saj. Duhet me tregu që ne jemi shumë të interesuar që Përveç kishës në Taukbahqe duhet me ju nda edhe një parcelë sic është ndarë për gjithë të tjerat. Kish qenë mirë me qenë muze prej kohë skur është suprimu shteti i Kosovës deri në kohën kur ka hyrë NATO në ’99-ën”, ka shtuar Gashi.

Kisha ortodokse serbe sipas Gashit shihet si përpjekje për gjenocid i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës dhe me këtë situatë duhet të merren vetëm Universiteti dhe Komuna e Prishtinës.
“Personifikim i përpjekjes për gjenocid i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës”, përfundoi Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...