Profesori Lumi tregon se pse objekti në kampusin e UP-së nuk është “kishë” [video]

21 Shtator 2016 - 20:30      

Protesta e mbajtur në kampusin e Universitetit të Prishtinës për objektin që ndodhet brenda tij, kishën ortodokse për artistin, Bekim Lumi dhe njëherësh profesor në këtë universitet ishte një rikthim prapa ku para 20 viteve me brezin e tij kishin përpjekjet e njëjta, ta çojnë përpara Universitetin.

Ai në “Rubikon” të KTV-së gjithë këtë situatë e ka lidhur me dilemën hamletiane e që sipas tij është të jesh në mes të vullnetit për ta bërë më të denjë Universitetin dhe të mos jesh ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për politizim të tij, transmeton Koha.net.

“Të jesh apo të mos jesh midis asaj dileme që është mbi 20 vjet tash për ta bërë UP-në një universitet të denjë dhe përpjekjet e vazhdueshme për instrumentalizim politik. Kjo dilemë hamletiane, të jesh apo të mos jesh duhet të shtrohet sa më shpejtë në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Lumi.

E që kisha nuk duhet të rrënohet pasi rrjedhimisht shoqëria kosovare do të kishte pasoja të mëdha ka thënë Bekim Blakaj, pasi sipas tij një gjë e tillë në botë do të interpretohej ndryshe.

“Ai objekt ka mbet një godinë fetare dhe kushdo në botë atë sot e quan kishë. Sipas kishës ortodokse serbe në momentin që vendoset kryqi atëherë mund të kryhen shërbime fetare. Mendoj që nuk është e arsyeshme që të mendohet rrënimi i objektit pasi do kishte pasoja të rënda për shoqërinë”, ka thënë Blakaj.

Mirëpo, Lumi nuk pajtohet se kisha është shenjtëruar dhe si e tillë ligjërisht nuk mund të cilësohet si kishë.

“Kanonizimi i plotë i një kishe bëhet vetëm pas shenjtërimit të kishës dhe me sa e di unë aty është vënë vetëm gurthemeli por nuk është bërë hapja ceremoniale e dyerve, duke qenë një rit i veçantë dhe duhet të mbahet një seancë e përurimit të kësaj kishe e cila bëhet pas finalizimit të gjithë ritualit ortodoks përcjellës”, ka thënë ai.

Sipas Lumit as kisha ortodokse serbe nuk mund ta quaj atë kishë. “As kisha ortodokse serbe nuk ka atribute për ta quajtur atë kishë”, përfundoi Lumi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...