Qeveria ka dështuar në procesin e fiskalizimit [video]

21 Shtator 2016 - 19:13      

Nuk kanë më arsye t’u ikin taksave. Që nga viti 2010, kur ka filluar Procesi i Fiskalizimit në Kosovë, vetëm 40 kompani të naftës nga 600 sa janë gjithsej, janë fiskalizuar, raporton KTV.

Të tjerat, që kanë operuar pa arka fiskale deri tash, do të paguajnë më pak për t’u pajisur me arka fiskale.
Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale, ka zbritur çmimin pas ankesave të shumta të naftëtarëve. Zëdhënësi i kësaj shoqate, Kestrin Kumnova, ka thënë se kompanitë e licencuara edhe pse kanë bërë investime për t’i dalë ballë këtij procesi kanë qenë të detyruara të presin.

Kurse kreu i Odës Ekonomike të vendit, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka dështuar në procesin e fiskalizimit.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Kompanive të Arkave Fiskale po ashtu kanë shpalosur mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve tjera.

Deri më tani naftëtarët kanë kundërshtuar fiskalizimin, siç kanë thënë ata për shkak të monopolit dhe çmimeve të larta të pajisjeve fiskale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...