Shokë dhe bashkëpunëtorë përkujtuan kolonel Ahmet Krasniqin [video]

21 Shtator 2016 - 19:10      

Janë bërë 18 vjet që nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil, raporton KTV.

Bashkëpunëtorët dhe shokët e kujtuan veprën e tij prej ushtaraku në luftën në Kroaci dhe në Kosovë gjatë viteve të 90-ta. Drazhen Jurkoviq, mik i Krasniqit, dikur dhe Shef i Shtabit të Krizave gjatë luftës në Kroaci, e ka kujtuar deri në detaje rolin dhe kontributin e Ahmet Krasniqin për çlirimin e Kroacisë. Kolonel Ahmet Krasniqi kishte shërbyer si Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, të drejtuar nga Bujar Bukoshi, në ekzil.

Ai ishte vrarë më 21 shtator 1998 në Tiranë, në rrethana ende të pasqaruara, kurse vrasësit e tij nuk janë gjetur ende.
Vrasja e kolonel Ahmetit vazhdon të mbetet e pazbardhur që nga atëherë, ndërkohë që është hedhur ideja për sjelljen e eshtrave të tij në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...