21 Shtator 2016 - 19:08
Kryetari i komisionit, Faton Topalli, ka thënë se të gjeturat e auditorit tregojnë keqpërdorime të mëdha buxhetore, që kanë ndodhur në këtë ministri.
Sipas tij, në këtë ministri janë bërë mbi 100 punësime të parregullta edhe përkundër vërejtjeve të Auditorit të Përgjithshëm.
Por, ministri Shala, raportin e auditorit nuk e ka parë me syrin e Topallit.
Ai ka thënë se nuk ka vërejtur asnjë keqpërdorim financiar në vitin 2015, derisa i ka arsyetuar 6 milionë eurot e subvencioneve. Por, për ata persona që angazhohen nga ministria, deputeti i PDK-së Avdyl Ymeri i kërkoi ministrit që të jenë ekspertë.
Edhe për Enver Hotin e Nismës të gjeturat nga ky raport janë shqetësuese, ngase ka pasur keqpërdorime në planifikimin dhe realizmin e buxhetit.
Ministria e Kulturës, ka reaguar duke deklaruar se vërejtjet e anëtarëve të këtij komisioni, nuk kanë të bëjnë me periudhën kur ministër i Kulturës, është Kujtim Shala.
Ndue Ukaj, pjesë e kabinetit të ministrit Shala, ka thënë se për këto shpenzime Ministria e Kulturës, ka dërguar disa lëndë në Prokurorinë e Shtetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...