Shkelje të shumta në Ministrinë e Punëve të Jashtme [video]

21 Shtator 2016 - 19:04      

Shumë shkelje të bëra ndër vite kanë listuar disa punëtorë të Ministrisë së Jashtme, kryesisht për punësime dhe gradime, në një letër dërguar institucioneve të vendit, raporton KTV.

Kjo ka bërë që Komisioni për Punë të Jashtme të thërrasë në raportim ministrin aktual Enver Hoxhaj. Letra, të cilën e ka siguruar KTV-ja, pos Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, i është dërguar edhe presidentit të vendit, kryeministrit e kryetarit të Kuvendit.

Shqetësimet janë kryesisht për konkurse, ku thuhet se punëtorët pranohen bazuar në përkatësinë politike, familjare e rajonale, duke injoruar rezultatet e shkollimit, intervistës dhe rregullat tjera të Ligjit për Shërbimin Civil.

KohaVisioni ka pyetur edhe Zyrën e presidentit Hashim Thaçi, si përgjegjës për politikë të Jashtme, për këto shqetësime të punëtorëve, por nuk ka marrë përgjigje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...