Kosova partnere e Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës

21 Shtator 2016 - 18:24      

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha në New York ka marr pjesë në takimin e Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi u theksua se Komunitetet Ripërtëritëse janë çelësi i parandalimit të individëve për t`u rekrutuar në terrorizëm apo të frymëzuar për të kryer akte terroriste.

Si pengesë kryesore për ndërtimin e Ripërtëritjes u potencua mungesa e fondeve të qëndrueshme dhe të koordinuara të cilat mund të arrihen përmes akterëve më të besueshme lokal edhe atëherë kur financimi i kufizuar është në dispozicion, por gjithashtu u vlerësua se shumë shpesh akterët lokalë nuk kanë kapacitetin për të aplikuar dhe për të menaxhuar këto burime, gjë për të cilën u ndërmor iniciativa për krijimin e Komunitetit Global dhe Fondit Ripërtërirës përmes të cilit ofrohen grante të vogla iniciativash për monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve dhe trajnimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme për të mbushur boshllëkun e financimit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u përmend fakti se deri më sot, Komuniteti Global dhe Fondi Ripërtërirës janë duke mbështetur projekte në Bangladesh, Mali dhe Nigeri për të arritur mbi një milion përfitues për komunitetet në nevojë ndaj akteve të dhunshme të ekstremizmit. Tani ky komunitet ka zhvilluar partneritete të reja edhe në Kosovë dhe vende tjera si Kenia dhe Mianmar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...