Rrahmani u takua me ambasadoren e EBA-s në Podgoricë, Hafsa Al Ulama

21 Shtator 2016 - 18:17      

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, i shoqëruar nga deputeti Danush Ademi, qëndruan për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ata u takuan me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, shkëlqesinë e saj Hafsa Al Ulama. Zëvendësministri Rrahmani ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin e mirë të Emirateve të Bashkuara Arabe me Kosovën, respektivisht për ndihmat dhe kontributin për komunitetet.

Me këtë rast zëvendësministri Rrahmani paraqiti disa kërkesa për komunitetet në fushën sociale, në veçanti përmirësimin e mirëqenies së tyre sociale.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është shumë e interesuar të bashkëpunojë me EBA-n, në plotësimin e kushteve të jetës, sidomos atyre për banim të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas”.

Po ashtu edhe deputeti Ademi njoftoi ambasadoren me gjendjen e këtyre komuniteteve dhe kërkoi mbështetjen e saj në kërkesat e tyre.

Ambasadorja Hafsa Al Ulama, shprehi vullnetin dhe dëshirën për bashkëpunim. Ajo u deklarua se do të ndihmojë dhe përkrah kërkesat e komuniteteve pakicë dhe rekomandoi që kërkesat të procedohen në projekte konkrete dhe t’i drejtohen ambasadës, e cila do t’i trajtojë ato, me theks të posaçëm ato projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas.

Në një drek pune me ambasadoren ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...