Kërkohet ndihma e UNDP-së për anëtarësim të Kosovës në OBT

21 Shtator 2016 - 17:30      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mori pjesë në Mbledhjen e 7-të të Bordit për Projektin “Ndihma për projektin e Tregtisë”, të organizuar nga UNDP-ja, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në fjalën e saj, ministrja Hykmete Bajrami theksoi se qëllimi i këtij projekti është që të rritet konkurrueshmëria e ndërmarrjeve tona, në mënyrë që t’u ofrohet bizneseve të vogla qasje në treg, gjë që sot për të gjitha ndërmarrjet jo vetëm në Kosovë, por për të gjitha ndërmarrjet është një nga sfidat kryesore për shkak të konkurrencës së madhe që është gjithandej për shkak të globalizimit të ekonomisë së hapur.

“Gjendja e ekonomisë së Kosovës ka disa përmirësime, ku dy vitet e fundi kemi bërë progres, mirëpo ka shumë për të bërë kur je në një vend ku ka mbi 30 për qind papunësinë, që ka pjesën më të madhe të popullsisë së re dhe se popullsia në mesin e të rinjve arrin shifra të konsiderueshme, që është sfiduese dhe se secila mbështetje që vjen për ta zbutur këtë problematikë është më se e mirëseardhur dhe duhet të përkrahet nga cilido institucion, qoftë nga niveli qendror apo nga niveli lokal”, tha ndër të tjera ajo.

Bajrami kërkoi nga UNDP-ja, që ta mbështesin Kosovën në anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë, qoftë për përgatitje të aplikacionit , qoftë edhe për mbështetjen në lobim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...