Në Tiranë po mbahet konferenca vjetore e ACEEEO-s

21 Shtator 2016 - 17:05      

Nga sot, deri më 23 në Tiranë mbahet Konferenca e 25 Vjetore e ACEEEO-s, e cila organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë dhe ku po marrin pjesë zyrtarë zgjedhorë nga rreth 40 vende të botës, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Në këtë Konferencë po merr pjesë edhe një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve: Ilir Gashi, Adnan Rrustemi, Binak Vishaj, Eshref Vishi, Ercan Spat dhe kryeshefit ekzekutiv të SKQZ-së, Enis Halimi.

Gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë Konferenca, do të ofrohet një panoramë e përgjithshme në lidhje me pjesët dhe ecuritë thelbësore të zgjedhjeve që nga themelimi i ACEEEO-s.

Po ashtu, do të paraqiten edhe zhvillimet e fundit të teknologjisë zgjedhore në aktivitetin e titulluar: “Zhvillimi i Teknologjisë së Zgjedhjeve në 25 vitet e fundit – Samiti i Kryetarëve të Komisioneve Zgjedhore dhe kompanive që lidhen me zgjedhjet”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...