21 Shtator 2016 - 16:44
Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i RCC – Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të rajonit, ku Republika e Kosovës është anëtare, transmeton Koha.net.
Në fjalën e tij, ministri Hoxhaj, ka thënë se shumë raporte politike mes vendeve të rajonit janë të ndërlidhura edhe me aspekte ekonomike dhe infrastrukturore të bashkëpunimit.
"Ballkani dhe BE jetojnë në një kohë të pasigurt dhe përtej reformave politike, ne duhet të kemi më shumë projekte në fushën e infrastrukturës rrugore, të modernizimit të shoqërive, të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës! Ne duhet të dijmë se as Kosova dhe as rajoni nuk mund të ketë rritje të shpejtë ekonomike, sepse tregjet janë të vogla, shoqëritë janë të fragementarizuara dhe vendet janë në zhvillim e sipër. Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Ballkanit qendror është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish, cili ka një dimension politik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi" ka thënë Hoxhaj.
Më tej, ai ka shtuar se “nuk mund ta konsiderojmë një regjion të integruar në aspektin energjetik nëse nuk zbatohet marrëveshja e energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk është zbatuar fare në pesë vitet fundi".
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...