Kosova dhe Greqia avancojnë raportet

21 Shtator 2016 - 14:07      

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka takuar në Athinë homologun e tij grek, Dimitrios Mardas.

Duke e vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën në shtetin grek e cila realizohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, Murtezaj e ka falënderuar zëvendësministrin Mardas për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në proceset e integrimeve evropiane dhe rajonale.

Murtezaj ka shtuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në çështje të interesit të përbashkët në të gjitha fushat.

“Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar. Gjithashtu dua të theksoj se Kosova pret shumë nga Greqia në avancimin e raporteve në të gjitha dimensionet”, ka deklaruar zëvendësministri Murtezaj gjatë takimit me homologun Mardas.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Mardas ka shprehur gatishmërinë e shtetit grek për të vazhduar përkrahjen për Kosovën.

Me këtë rast, ai ka theksuar se Greqia është e interesuar për avancimin e mëtejmë të raporteve të mira ekzistuese dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar si çelës për ndryshimin e ambienteve politike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...