21 Shtator 2016 - 13:51
Kjo punëtori është e përkrahur nga zyra e UNDP-së në Kosovë.
Me këtë plotësim-ndryshim do të ketë një ri-organizim të sistemit të Ndërmjetësimit në Kosovë, i cili do të jetë i organizuar në bashkëpunim me sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial.
Gjatë kësaj punëtorie do të diskutohet rreth rëndësisë së plotësim ndryshimit të këtij Ligji, ku me këtë plotësim ndryshim synohet që të ngritët ndërmjetësimi në nivel të lartë, përmes të cilit do t’u mundësohet qytetarëve të kenë qasje në drejtësi në afat kohor më të shkurt, me shpenzime më të ulëta dhe njëherësh ky Ligj do të ndikojë direkt në zvogëlimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori.
“Me këtë plotësim-ndryshim të Ligjit, sistemi i ndërmjetësimit do të pësoj një reformim si në aspektin organizativ po ashtu edhe në atë të lehtësimit të qasjes në drejtësi. Ky plotësim ndryshim ik këtij Ligji do të reflektojë direkt në sistemin e drejtësisë dhe zvogëlimin e lëndëve në sistemin gjyqësorë dhe atë Prokurorial”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Drejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...