Mustafa e Hoxhaj në pritjen e Presidentit Obama

21 Shtator 2016 - 08:26      

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në pritjen vjetore të Presidentit Barack Obama që e organizon për personalitetet botërore gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së në New York.

Në këtë pritje ka marrë pjesë edhe Kryeministri Isa Mustafa ku së bashku me Hoxhajn kanë takuar liderë të shumtë botërorë si President, Kryeministra dhe ministra të jashtëm, raporton KTV.

Mustafa e Hoxhaj kanë takuar Kryeministren e re të Anglisë, të Polonisë, Hungarisë, Sekretarin e NATO-së e shumë të tjerë.

Kjo pritje dhe takimet e shumta të Mustafës dhe Hoxhajt në margjina të AP të OKB-së kanë shërbyer si mundësi e mirë për të lobuar për njohje të reja. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...