20 Shtator 2016 - 23:16
Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Financave dhe autoriteti zbatues në Ministrinë e Bujqësisë, kanë dorëzuar sot pranë Komisionit Evropian, kërkesën për marrjen e detyrave të Zbatimit të Buxhetit për programin IPARD 2014-2020.
“Ky program ka si synim të mbështesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizik ose juridik mikrobizneset dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore të kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojtura dhe vreshtave. Gjithashtu, programi synon të mbështesë investimet në Akuakulturë, turizëm natyror dhe rural dhe prodhim të energjisë së rinovueshme”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave.
Në përfundim të këtij programi parashikohet të mbështeten afërsisht 2055 projekte investimi dhe do të krijohen rreth 800 vende pune. Zbatimi i programit parashikohet të fillojë në vitin 2017
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...