
20 Shtator 2016 - 23:30
Ai sot ishte në komunën e Vitisë. Aty, në fshatin Mogillë, siç njofton tanjug, ka vizituar repartin e sapo hapur për pasterizimin e pemëve e perimeve dhe me këtë rast ka porositur se “Serbia do të vazhdojë së ndihmuari projekte të tilla” duke shtuar se “ky projekt mund të ndihmojë që populli ynë në krahinën jugore të qëndrojë e të mbijetojë”.
Për këtë repart, zyra e Gjuriqit ka dhënë 30 mijë euro ndërsa organizata franceze “Solidarité pour Kosovo” e Arnauld Guillon ka dhënë 110 mijë euro.
Në këtë vizitë kanë qenë edhe përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës: Ministrat Dalibor Jevtiq e Lubomir Mariq si dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq.
Duke folur me këtë rast, ipeshkvi i Rashkë – Prizrenit Teodosije ka thënë se me punë e me përpjekje jetohet e qëndrohet në këtë vend.
Sipas tij, në Kosovë janë gjashtë kuzhina popullore në të cilat çdo ditë ushqehen nga dy mijë të varfër nëpër enklava dhe qindra fëmijë nëpër shkolla fillore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...