21 Shtator 2016 - 06:30
Me anë të një deklarate kompania ka sqaruar se tërhiqet nga çdo investim i mundshëm në Shqipëri pas sulmit që iu bë sipërmarrësit libanez në 10 shtator, shkruan sot “Koha Ditore”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik e Turizmit, Milva Ekonomi, e cila e ka vizituar biznesmenin në spital dhe i ka kërkuar të rishikojë vendimin e largimit, ndërsa i ka siguruar mbrojtje 24 orë atij dhe familjes.
Reagime pas kësaj tërheqjeje ka pasur edhe nga shefi i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka bërë përgjegjëse Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama që Shqipërisë i ikën 450 milionë dollarë investim dhe kjo për shkakun se bandat drejtojnë vendin.
Edhe kryeopozitari Basha ashtu si ministrja Ekonomi i bëri thirrje kompanisë që të rishohë vendimin e saj. Pavarësisht garancisë së dhënë nga ministrja Ekonomi dhe thirrjeve të opozitës, rreth orës 17:00 të ditës së martë kompania është larguar përfundimisht nga Shqipëria.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...