Foto: Koha

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ndryshon emërtimin e vendimeve të Qeverisë

21 Shtator 2016 - 07:03      

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ka ndryshuar emërtimin e vendimeve të Qeverisë me të cilat është konstatuar interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e kompanisë “Sharr Cem dhe Titan America” dhe për projektin e kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”.

Me shtim të fjalës “për hulumtim” dhe një varg rekomandimesh në të cilat kanë kërkuar informata për projektet në fjalë dhe kanë kërkuar që Qeveria të obligohet që të sjell në Kuvend sërish projektet para realizimit të shfrytëzimit, ata i kanë rekomanduar Kuvendit që të miratojë vendimet e Qeverisë për projektet e këtyre kompanive. Miratimi i këtyre vendimeve është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në dy vendime të ndara, për këto dy projekte që Qeveria ka marr më 25 gusht të këtij viti, thuhet se “Aprovohet propozimi i Ministrisë së Financave për miratimin e vendimit të Komitetit për Partneritet Publiko Privat me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin...”. Po këto vendime me disa rekomandime shtesë kanë kaluar edhe në Komision, në mbledhjen e mbajtur të martën, nga ku janë përcjell për në Seancë. Mirëpo këtyre vendimeve iu është shtuar edhe fjala “për hulumtim”.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...