20 Shtator 2016 - 22:10
Ai, për agjencinë Beta, ka thënë se grevën e ka përfunduar pasi që nga përfaqësues të komunës së Prishtinës ka marrë premtime se çështjet për të cilat ka protestuar do të zgjidhen
“Kam biseduar me drejtorin dhe me zëdhënësen e Drejtorisë komunale për Kulturë dhe ata më kanë premtuar se shkaqet për të cilët kam filluar grevën e urisë do të zgjidhen. Më kanë thënë se me emrin e poetit Radovan Zogoviq do të emërohet një rrugë afër ndërtesës së re të Komunës dhe se brenda një kohe do të gjendet zgjidhja edhe për përmendoren e Boros e Ramizit, të cilët pa dyshim simbolizojnë bashkëjetesën në Kosovë”, ka thënë Vujiçiq.
Ai ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës e kanë ftuar në biseda për çështje bashkëpunimi me bashkësinë malazeze dhe atë në administrimin lokal e në fushën e kulturës, bashkëpunim që, sipas tij, qëkur është zgjedhur Shpend Ahmeti prefekt, ka pushuar krejtësisht.
“Kam biseduar me kompetentët në komunën e Prishtinës edhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera lidhur me jetën dinjitoze të bashkësisë malazeze në Kosovë”, ka thënë Vujiçiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...