Albin Kurti paralajmëron luftë në Kosovë brenda pesë viteve

20 Shtator 2016 - 21:08      

Deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kreu i saj Albin Kurti, paralajmëron se çështja e demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, tha Kurti në Tiranë, transmeton Syri.net

Kurti ka deklaruar se shtyrja e ratifikimit ë demarkacionit vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë:

“Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8.200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion. Mali i Zi e ka dashur Qafën e Kaçorrit dhe dëshiron të vijë edhe më thellë për planet e tij. Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falënderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil”, ka thënë Kurti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...