20 Shtator 2016 - 19:55
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, Shefes së Zyrës së BE-së/PPBE në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar suksese në detyrën e re.
Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Bashkimi Europian është i përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.
“Duhet të punojmë së bashku në avancimin e agjendës së BE-së për Kosovën, në çështjet si zbatimi i MSA-së, liberalizimin e vizave, dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit. Kuvendi dhe opozita kanë një rol të fuqishëm dhe korrektues në këto procese”, ka thënë Apostolova.
Jakup Krasniqi, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën tha se liberalizimin e vizave e meritojnë qytetarët e Kosovës. Nisma nuk është kundër agjendës europiane të Kosovës, por” ne mendojmë se institucionet tona nuk janë treguar transparente, ato nuk kanë bashkëpunuar me opozitën, por as nuk e kanë informuar sa duhet qytetarin për zhvillimet e agjendës europiane të Kosovës”.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit, Krasniqi dhe Apostolova, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...