Kush është gazetari ukrainas që hyri ilegalisht në Kosovë

20 Shtator 2016 - 19:39      

Gazetari ukrainas që hyri ditë më parë në Kosovës quhej Sergey Belous. Ai është arrestuar edhe në shtetin e vet, nga Forcat Ukrainase. Kurse, në Kosovë, atij i është ndaluar të hyjë edhe për pesë vitet e ardhshme.

Policia nuk ka dhënë detaje se cili ishte qëllimi i vizitës së gazetarit “problematik”, i cili është arrestuar në vendin e vet, si dhe nuk ka treguar se sa ka qëndruar ai në Kosovë, transmeton kp.

Belous duket se kishte injoruar shtetin e Kosovës, pasi përveç vizës ai nuk kishte as vulën hyrëse në territorin e Kosovës.

Sergey Belous, është një shtetas ukrahinas nga qyteti i Kharkov, i cili është ndaluar nga patrulla policore e Stacionit Policor në Rahovec më datë 15.09.2016, rreth orës 18:30. Bashkë me të ishte një shtetas serb i Kosovës (Z.M.) i lindur me (1972) nga Shtërpca, si dhe një ukrainase me inicialet S.O. e lindur më (1993) në Ukrainë, tani me nënshtetësi të Federatës Ruse.

Sipas Policisë, atyre nga autoritetet kompetente policore të RKS-së iu është shqiptuar gjoba sipas ligjit dhe Urdhër Largimi me Forcë, me ndalesë rihyrjeje prej pesë viteve, i cili urdhër u ekzekutua menjëherë duke i dërguar me përcjellje policore deri në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku u larguan për në Republikën e Serbisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...