Foto: Koha

Shumica e librave të dhuruar nga MAShT – të papërdorshëm [video]

20 Shtator 2016 - 20:05      

6 milionë euro është shuma që Qeveria e Kosovës, ia ka ndarë Ministrisë së Arsimit për librat falas për nxënësit filloristë, raporton KTV.

E si pasojë e botimeve të përvitshme të librave, kjo është gjendja e depos së shkollës “Ismail Qemal” në Prishtinë.

Si rezultat i ndërrimit të librave nga gjenerata në gjeneratë, shumica e tyre kanë mbetur të papërdorshme, ani pse një numër i madh i tyre janë komplet të reja.

Drejtoresha e shkollës, Hatmane Demiri, bënë të ditur se u ka ardhur vendimi që të mos përdoret asnjë libër i gjeneratave të mëhershme, pasi do të sillen komplet ekzemplarë të rinj.

Lidhur me botimit e shpeshta dhe të shumta të librave, komisioni për arsim i ka kërkuar llogari ministrit të Arsimit.

Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani është shprehur se botimi i librave që bëhet për çdo vit po interpretohet si keqpërdorim pasi tash numri i nxënësve ka rënë.

Ndërsa zyrtari i tij ligjorë, Faton Fetahu i ka thënë KTV-së se këtë vit janë kursyer afër 1 milion euro buxhet dhe se janë furnizuar mbi 261 mijë nxënës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...