
20 Shtator 2016 - 19:21
Nga e marta, shoferët që nuk respektojnë ligjin e ri të trafikut rrezikojnë të dënohen me gjoba shumë më të larta.
Ndryshimet në këtë ligj janë bërë në ato nene që u konsiderua se mosrespektimi i tyre shkaktoi aksidentet që në këtë vit, krahasuar me të kaluarin për periudhën e njëjtë, shënuan rritje.
Rëndësi i është dhënë tejkalimit të shpejtësisë brenda zonës urbane, ku për tejkalim deri në 50 km në orë më shumë se që është e lejuar dënimi do të jetë deri në 900 euro.
Ligji parasheh edhe pikët negative, në bazë të të cilave shoferëve u pezullohet leja e vozitjes apo edhe anulohet në tërësi.
Përfaqësues të organizatave që monitorojnë këtë fushë thonë se kjo ka qenë mënyra e vetme për të edukuar qytetarët. E këta të fundit pajtohen pjesërisht me rregullat e reja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...