
20 Shtator 2016 - 19:13
Një ditë pas përleshjeve mes banorëve të lagjes “Dardania” dhe policisë së Kosovës shumica e banorëve të larguar me detyrim janë kthyer në ndërtesat e tyre.
Paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi në këto banesa, pavarësisht vendimit të Gjykatës se këto banesa i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore.
Këta të fundit u përpoqën sërish sot ta takojnë kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, por nuk ia dolën.
Mirëpo, kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, thotë se projekti për ndërtimin e këtyre banesave, i filluar qysh në vitin 1995, asnjëherë nuk arriti të përfundojë sipas planifikimeve, pikërisht për shkak të uzurpimeve. E si shkak i akuzave të shumta kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke theksuar se vendimi i takon gjykatës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...