Foto: Koha

Pse po shtyhet shqyrtimi kryesor gjyqësor ndaj deputetëve opozitarë [video]

20 Shtator 2016 - 19:11      

Është shtyrë edhe një herë shqyrtimi kryesor gjyqësor ndaj deputetëve opozitarë që gjuajtën gaz lotsjellës, raporton KTV.

Në korrik, Gjykata Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për KTV-në, pati thënë se në shtator caktohen seancat në dy rastet e ndara ndaj deputetëve. Por, tani thonë se rasti nuk është me prioritet të lartë, për arsye që nuk ka masë të paraburgimit për asnjërin deputet.

“Seancat gjyqësore për deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të caktohen në periudhën kohore tetor – nëntor 2016”, ka thënë në një përgjigje me shkrim, Mirlinda Gashi – Zëdhënëse e Gjykatës Themelore.

Albulena Haxhiu, e akuzuar në rastin e parë, thotë se rasti mbahet kështu që të përdoret nga pushteti para ngjarjeve të mëdha.

7 deputetët e opozitës akuzohen nga Prokuroria për veprat penale: përdorimi i mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...