Foto: Koha

“SHBA po investon për ta luftuar korrupsionin në Kosovë” [video]

20 Shtator 2016 - 19:02      

Korrupsioni vazhdon të paraqesë pengesë të madhe në demokracinë kosovare, sundimin e ligjit dhe institucionet e vendit, raporton KTV.

Në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temën “Etika në biznes dhe Korrupsioni”, ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo që vetëm po i nxisin udhëheqësit kosovarë për të ndërmarrë hapa të fuqishëm kundër korrupsionit, por edhe do të investojnë para për ta ndihmuar Kosovën që të zhvillojë aftësitë e saj “për ta luftuar këtë murtajë”.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se korrupsioni po e pamundëson tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e vendeve të reja të punës.

Se çfarë duhet të bëjnë bizneset që të mos kenë probleme në aspektin ligjor, tregoi prokurori Besim Kelmendi.

Nga një hulumtim i bërë vitin e kaluar nga Instituti Demokratik i Kosovës, 2015-ta është shpallur vit i humbur në luftën kundër korrupsionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...