20 Shtator 2016 - 16:47
Ata u pritën nga Drita Kongjeli, kryesuese e Bordit si dhe Mustafë Hasani, kryesues i Bordit ekzekutiv me bashkëpunëtorët e tij.
Kongjeli i falënderoi anëtarët e Komisionit për vizitën dhe i njoftoi ata se kjo ndërmarrje është ndër më të suksesshmet në vend.
Më pas, kryesuesi i Bordit ekzekutiv Hasani, prezantoi aktivitet dhe gjendjes në të cilën gjendet kjo ndërmarrje.
“Funksioni kryesor i ndërmarrjes është operimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit të transmisionit” tha Hasani. Ndër zhvillimet dhe aktivitetet me rëndësi ai përmendi ndërtimin e linjës interkonektive me Shqipërinë, ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve transmetuese dhe investimet në rrjetin e transmisionit, bashkëpunimin e ngushtë rajonal edhe me vendet e tjera eurokontinentale.
Si sfidë, ndërkaq, ai përmendi anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar të operatorëve të sistemit të transmisionit dhe funksionimin si transmetues i pavarur.
Kryetari i Komisionit Muhamet Mustafa, falënderoi përfaqësuesit e KOSTT-it për pritjen, duke shtuar se kjo ndërmarrje është mjaft e rëndësishme, duke nënvizuar se nga efikasiteti i saj varet edhe stabiliteti energjetik në vend dhe kostoja e energjisë elektrike.
Ai po ashtu i inkurajoi ata për fuqizimin e qeverisjes së ndërmarrjes, realizimin e projekteve mbi bazën e studimeve, angazhimet për anëtarësim në mekanizmat rajonal e ndërkombëtar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...