SHBA premton përkrahje për bujqësinë kosovare

20 Shtator 2016 - 16:32      

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë kosovare.

Konfirmimin për këtë mbështetje e ka marrë edhe njëherë ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili është duke qëndruar në shtetin Iowa të SHBA-ve për një vizitë zyrtare.

Gjatë kësaj vizite, në kryeqytetin Des Moines, ministri është takuar me Sekretarin për Bujqësi të Iowas, Bill Northey, si dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate,transmeton kp, me të cilët mes tjerash kanë diskutuar edhe për hapat konkretë të bashkëpunimit mes dy shteteve, të cilat tashmë edhe janë të binjakëzuara.

“Gjatë këtyre takimeve kemi biseduar në veçanti për projekte të përbashkëta që mund të bashkojnë fermerët e të dyja shteteve, me qëllim të ndërtimit të komunikimit më të mirë të fermerëve dhe shoqatave të tyre nga të dyja vendet, për të sjellë pastaj edhe vizita të ndërsjella. Për të gjitha këto ne kemi gjetur përkrahjen e veçantë të këtij shteti e ku kemi marrë premtim edhe për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mbështetje të mëtejmë për zhvillimin e bujqësisë në vend”, tha ministri Krasniqi.

Gjatë qëndrimit në Iowa, ministri ka takuar edhe Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Timothy Orr, me të cilin diskutoi për hapat konkret drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave nga Kosova dhe shteti i Iowa-s.

Ministri Krasniqi, po qëndron në këtë vizitë zyrtare me ftesë të Sekretarit për Bujqësi të Iowas, ku gjatë këtyre ditëve ai pritet të takojë edhe drejtues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të fermerëve të këtij shteti. Po ashtu, bashkë me Sekretarin Northey, ministri Krasniqi do të marrë pjesë në takimin vjetor të NASDA (Asociacioni Kombëtar i Departamenteve Shtetërore të Bujqësisë) në shtetin Nebraska, ku pritet të marrin pjesë mbi 40 Sekretarë të Bujqësisë së shteteve të ndryshme të SHBA-ve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...