20 Shtator 2016 - 16:29
Në ceremoninë simbolike me rastin e diplomimit të studentëve të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”, rektori Bajram Kosum tha se ky akt është një sukses i merituar dhe një ditë e veçantë për studentët, të cilët pas 3 vitesh studimi dhe përgatitje profesionale kurorëzuan ëndrrën e tyre, transmeton Koha.net.
“Misioni i Universitetit “Kadri Zeka” është përgatitja e studentëve deri te ky moment, andaj, diplomimi është një nga ngjarjet më të shënuara që mbetet thellë në kujtesë, jo vetëm të të diplomuarve, por edhe të familjarëve të tyre dhe sigurisht edhe të menaxhmentit, stafit akademik e administrativ të Universitetit”, ka thënë Kosumi.
Ai ka uruar të gjithë studentët të cilët diplomuan sot dhe njëherësh u ka dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tyre profesionale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...