20 Shtator 2016 - 15:36
Gashi tha se bordi i ri ka krijuar një kornizë të re të raportimit dhe që nga ajo kohë menaxhmenti verior i Trepçës i dërgon bordit raporte në baza mujore, transmeton Koha.net.
“Ne kemi një njësitë që merret në mënyrë eksplicite me Trepçën, me punët ditore atje. Auditimet atje bëhen të rregullta, edhe të brendshme edhe të jashtme”, ka thënë Gashi, duke shtuar se ka pasur takime me menaxhmentin e Trepçës veriore dhe ka gjetur mirëkuptim atje.
Gashi, po ashtu, foli edhe për uzurpimet në veri të vendit ku edhe për këtë çështje ka gjetur mirëkuptim me kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.
Ai tha se uzurpatorët në veri janë klasifikuar si “uzurpator klasik” pasi që janë individë që nuk e njohin AKP-në si institucion ligjor.
“Me këta në mënyrë specifike jemi marrë në vazhdimësi,” tha Gashi.
Nga 70 uzurpatorë në tërë vendin, Gashi se rreth 40 uzurpatorë gjenden në veri të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...