Britania i shpall luftë trafikantëve shqiptarë

20 Shtator 2016 - 14:33      

Agjencitë e inteligjencës britanike, përpos që duhet të merren me ndjekjen e terroristëve dhe trafikantëve të drogës, kanë marrë një detyrë të re – luftimin e skllavërisë moderne. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, bëri me dije dje se MI6 dhe GCHQ do t’u jepen burime shtesë për të thyer rrjete në vende që janë të përfshira në tregtinë e skllevërve.

“The Times” raporton se task-forca e re kundër skllavërisë, e cila do të mbajë takimin e parë në tetor, do të punojë me policinë për të liruar personat e trafikuar në Britani e që janë nëpër shtëpi publike, nëpër bare të ndryshme, autolarje e vende tjera, transmeton Koha.net.

Gazeta britanike ka potencuar se viktimat e dyshuara të trafikimit dhe shfrytëzimit në Britani vitin e kaluar kanë ardhur nga gjithsejtë 102 vende, “ndërsa numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Vietnami dhe Nigeria”.

Pothuajse 200 njerëz, përfshi 127 minorenë, e që dyshohet se janë skllavëruar, kanë qenë të lindur britanikë.

Kryeministrja May, e cila lansoi task-forcën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, tha se në mbarë botën, rreth 45 milionë njerëz “përballen me përjetime që thjesht janë të tmerrshme”.

“Ua kemi borxh burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm që mashtrohen në një jetë të punës së vështirë dhe abuzimit”, theksoi ajo.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...