20 Shtator 2016 - 14:50
Një muaj pas miratimit të bordit të ri të AKP-së nga ana e Kuvendit të Kosovës, në janar 2016, ishte vetë kryeparlamentari Kadri Veseli që i dha mbështetje të fortë bordit sa i përket uzurpatorëve.
Veseli tha se lista e uzurpatorëve do të bëhet publike dhe nuk do të ketë përjashtime për asnjërin prej tyre. Ai ishte parë disa herë në media duke i dhënë përkrahje politike agjencisë dhe që u konsiderua në publik të gjerë se kishte ardhur fundi i uzurpatorëve.
Një fund të tillë e kishte parë biznesmeni dhe ish-deputeti i PDK-së, Bedri Selmani i cili kishte uzurpuar ndërmarrjen publike apo Hotel Victory në Prishtinë që nga përfundimit i luftës në Kosovë.
Kryesuesi i bordit të AKP-së, Petrit Gashi thotë se edhe bordet e kaluara janë marrë me uzurpatorët e pronave por që intensiteti është shtuar me bordin e ri.
“Nuk besoj se duhet t’i jepet konotacion politik. Ne kemi bashkëpunim me zotin Veseli edhe me parlamentin në përgjithësi”, tha Gashi në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV.
Ndër të tjera, Gashi theksoi se në Kosovë janë edhe rreth 70 prona të uzurpuara, prej të cilave 40 prej tyre janë në veri të vendit.
Ai shtoi se ka gjetur mirëkuptim nga kryetarët e komunave serbe në veri duke potencuar takimin që ka pasur me kryetarin e komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.
Në dhjetor të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi bordin e ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ku në krye të saj zgjodhi Petrit Gashin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...