AKP i vazhdon kontratë kompanisë amerikane që nuk dha rezultate

20 Shtator 2016 - 14:19      

AKP-ja ka vazhduar kontratën me kompaninë Deloitte edhe përkundër që kjo nuk ka arritur të likuidojë asnjë ndërmarrje shoqërore për katër vitet e kontraktuara për konsulencë.

Kryesuesi i bordit të AKP-së, Petrit Gashi tha në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV se agjencia është dashur që të vazhdojë kontratën me kompaninë Deloitte edhe për dy vite të tjera.

“Për ne ka qenë e rëndësishme që Deloitte të vazhdojë punën që e ka bërë për katër vite. Ka qenë e rëndësishme sepse procesi i likuidimit nuk është proces i thjeshtë”, tha Gashi.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm kishte kritikuar AKP-në për kontratë të majme ndaj kompanisë Deloitte ndërsa në anën tjetër asnjë ndërmarrje shoqërore nuk ka arritur të likuidohet për këto katër vite.

Gashi tha se mos-likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në vend nuk është bërë për faj të kompanisë Deloitte.

Ai tha se ‘hallka problematike’ në këtë proces është trajtimi i ngadaltë i rasteve nga ana e Dhomës së Posaçme e Gjykatës Supreme që merret me rastet kontestore të dala nga privatizimi.

Kompania amerikane Deloitte ishte paguar rreth 20 milionë euro për katër vite. Kontrata kishte skaduar në korrikun e kaluar dhe tani është vazhduar me aneks-kontratë edhe për dy vite të tjera. Vlera e vazhdimit të kontratës kap shumë prej afër dy milionë euro apo 10 përqindshi i vlerës së kontratës së parë.

Kompania “Deloitte Central Europe” ishte angazhuar nga AKP-ja pasi që procesi i likuidimit ishte konstatuar se po shkon shumë ngadalë.

Në tërë procesin 10 vjeçar të privatizimit në Kosovë janë likuiduar vetëm tri ndërmarrje shoqërore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...