20 Shtator 2016 - 14:02
Në këtë manifestim morën pjesë kreu i shtetit, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Komunal të Istogut, Haki Rugova, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pastaj Ramiz Kelmendi nga Elkos Group, ndërsa para koktejit dhe vizitës në pemishte, do të bëhet ndarja e Mirënjohjes për Pemëtarin e Vitit dhe Pemëtarët e zellshëm, transmeton Koha.net.
Presidenti Thaçi tha se me punën e këtyre pemëtarëve, ne mund ta zhvillojmë bujqësinë dhe ekonominë e vendit tonë.
“Në ditën tradicionale të mollës, me pemëtarët tanë e nisëm vjeljen e tyre në Kovragë. Në bashkëfinancim me qeverinë, me punë, angazhim dhe përkujdesje, pemëtarët e Kovragës sivjet kanë prodhuar rreth 2 milionë kilogramë mollë. Me punën e tyre si shembull, duke besuar tek shteti ynë, tek prodhuesi dhe produktet vendore, ne mund ta zhvillojmë bujqësinë dhe ekonominë e vendit tonë”, tha presidenti Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...