Foto: Koha / ilustrim

Ambasada amerikane nis të ofrojë shërbime për viza në Prishtinë

20 Shtator 2016 - 13:42      

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë me dije se ka nisur procesin e ofrimit të shërbimeve shtesë për viza në Prishtinë në mënyrë që aplikantët të kursehen nga udhëtimi për në Shkup.

Këtë njoftim e ka bërë Brian Corteville, i cili muajin e kaluar ka nisur punën në Ambasadë si Shef i Seksionit të Konsulencës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

“Seksioni ynë konsullor përpiqet që të ofrojë shërbime të shpejta e të sjellshme ndaj konsumatorit për klientët tanë qytetarë amerikanë dhe aplikantëve për viza. Kemi nisur procesin që gradualisht të ofrojmë shërbime për viza këtu në Prishtinë për t’ju kursyer udhëtimin për në Shkup, dhe shpresojmë që të ofrojmë shërbimet e plota kur të përfundojë së ndërtuari Ambasada e re Amerikane më 2018”, ka thënë Corteville, raporton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se para se të arrinte në Kosovë, ka shërbyer në Meksikë, Bullgari dhe Brazil.

“Oh, dhe unë flas shqip”, ishte komenti i tij i bërë në gjuhën shqipe!

“Pres me padurim që të hulumtoj Kosovën dhe të mësoj më shumë për këtë vend të bukur”, theksi ai.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...