
20 Shtator 2016 - 13:02
Sipas mediave serbe, kjo ka ndodhur për shkak se konferenca ka karakter ndërkombëtar e jo rajonal, dhe duke pasur parasysh që Sllovakia është një ndër pesë shtetet e BE-së e cila nuk e njeh pavarësinë, “Kosovën e ka prezantuar në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.
Kjo gjë, gjithnjë sipas mediave serbe, siç transmeton Koha.net, e ka zemëruar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skender Hysenin, i cili thuhet ta ketë lëshuar mbledhjen.
"Ky de nominim është i papranueshëm nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244 , duhet t’i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së", ka thënë Hyseni, i cili shtoi se vetëm muaj më parë, ai kishte nënshkruar me FRONTEX-in marrëveshje bashkëpunimi me atë de nominim që ishte dakorduar edhe Brukseli, ku i bëhet referencë e çartë edhe mendimit të GJND-se.
Thuhet gjithashtu se ministri Hyseni që nga dje ka lobuar që Kosova të paraqitet në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, por që kërkesa e tij nuk i është pranuar.
Takimi raportohet të ketë vazhduar edhe me largimin e ministrit Hyseni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...