Uzurpatorët kthehen në banesat prej ku u dëbuan dje

20 Shtator 2016 - 12:35      

Banorët e nxjerrë dje nga banesat në Dardani, u kthyen mbrëmë sërish në mbrëmje në ato banesa.

Banorët e ndërtesave në Dardani, që Gjykata i cilëson si të uzurpuara, për lirimin e të cilave dje ka pasur edhe një aksion policor, kanë arritur që në mbrëmje të kthehen në banesat e tyre dhe ta kalojnë natën aty, transmeton Koha.net.

Ndonëse, orenditë shtëpiake u janë nxjerrë nga banesat, familjarët e të gjitha gjashtë banesave që ishin konsideruar se janë liruar, gjumin e natës midis të hënës dhe të martës e kanë bërë në po këto banesa.

Ata nuk kanë ngritur tenda në pjesën para objekteve banesore, dhe informata për këtë është e pasaktë.

Një tendë e cila është ngritur dje pasdite, në qoshe të këtyre ndërtesave, është ngritur për një të pame, me rastin e vdekjes së një vogëlushi të lagjes, për ata që shkojnë për ngushëllime familjes.

Ajo tendë as nuk është shfrytëzuar për çështje strehimi të familjeve që janë nxjerr dje prej banesave të uzurpuara, nga policia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...