20 Shtator 2016 - 00:32
E këtë ide e ka paraqitur edhe në “Interaktiv” të KTV-së, në kohën kur debati për kishën është aktualizuar.
Agani ka thënë se një investim evropian, i cili do ta hiqte nga aty Kampusin Universitar do të ishte zgjidhje e problemit.
“Komisioni Evropian do të investonte për ndërtimin e një kampusi të ri universitar, ku do të zhvendosej Kampusi Universitar e ku do të kishte kushte akoma më të mira për studentët. Ndërsa hapësira aktuale të kishte një zgjidhje arkitektonike, që do të promovonte paqen dhe tolerancën”, ka thënë Agani.
Sipas tij, jo vetëm që do të funksionalizohej kisha, por do të duhej ndërtuar edhe xhamia e madhe, për të cilën Komuna e Prishtinës më parë kishte dhënë leje që të ndërtohet te Posta, në lagjen Ulpiana. Do të ndërlidhej edhe me katedralen “Nënë Tereza” e cila është ndërtuar pas luftës jo fort larg kampusit universitar.
Aktualisht, Agani ka thënë se Gjykata duhet dhënë fjalën e saj për kishën. Ka thënë edhe se në rrethana aktuale do të jetë vështirë të rrënohet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...