20 Shtator 2016 - 00:15
“Të them të drejtën jam ndier i befasuar, se si u bë që vetëm 2-3 javë pas shpalljes së aktakuzës më shumë se gjysma e kryetarëve të degëve kanë shprehur paknësqësi”, ka thënë Agani, i cili ka qenë mysafir në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka treguar se 16 kryetarë të degëve kanë kërkuar Kuvend të jashtëzakonshëm, por që këtë e kanë bërë jashtë rregullave statutare me të cilat Partia e Drejtësisë ka funksionuar në 17 vjet të ekzistencës.
“Asnjë fjalë kritike nuk ka qenë në Kuvendin të cilin e kemi mbajtur fare pak para shpalljes së aktakuzës. Përkundrazi ka qenë një frymë uniteti e bashkëpunimi”, ka thënë Agani.
Kësisoj ai ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm, Fidan Mustafa është pezulluar për shkak të shkeljeve në statut, derisa ka thënë se janë shpallur zgjedhje të reja nëpër këto degë për t’i lënë mundësinë anëtarësisë së gjerë që ta japë fjalën e vet.
“Unë nuk mund ta fsheh, do të doja që këta të mos zgjidhen më, sepse nuk do të doja që dikush të punojë kundër statutit të partisë. Por nëse anëtarësia e gjerë vendos që këta të rrinë, atëherë ne do të reflektojmë”, ka thënë Agani, përcjell Koha.net.
Kujtojmë se ndaj Aganit ka një aktakuzë për “Rastin Stenta”, në kohën sa ky ka qenë ministër i Shëndetësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...