Dy alternativat e opozitës për Marrëveshjen e demarkacionit

20 Shtator 2016 - 07:13      

Konsensusi i synuar mes pozitës dhe opozitës për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është vështirë i arritshëm.

Me iniciativë të Naim Rashitit, analist në Grupin Ballkanik të Politikave, ka disa ditë që partitë në pushtet dhe opozita po diskutojnë në takime të mbyllura, gjetjen e një zgjidhjeje për demarkacionin. Por deri më tani nuk ka ndryshim pozicionesh, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria nuk ka dhënë sinjale se do të tërhiqet nga versioni aktual i marrëveshjes, ndërkaq opozita kërkon kthimin e procesit në pikën zero. Diskutimet pritet të finalizohen gjatë kësaj jave me draftimin e një dokumenti dhe organizimin e një takimi mes liderëve të partive politike.

Pjesëmarrës opozitarë në këtë tryezë kanë thënë se qeveria është ajo që duhet t’i hapë rrugë zhbllokimit të situatës për Marrëveshjen e demarkacionit. Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, i ka thënë gazetës se qeveria i ka dy opsione për ta rrëzuar marrëveshjen. Opozita, sipas tij, ka treguar gatishmëri që të punojë së bashku me pozitën në funksion të arritjes së një zgjidhjeje të përbashkët. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...