Foto: Ilustrim

12 vjeçarja kërcen nga kati tretë në lagjen Dardania [video]

19 Shtator 2016 - 23:48      

Një vajzë 12 vjeçare raportohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës në Dardani, në të cilën 130 familje sot janë urdhëruar të largohen.

Koha.net merr vesh se ajo është dërguar për tretman në QKUK, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Portali ka provuar të kontaktojë me Policinë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Banorët - të cilët sot u përleshën me Policinë e Kosovës që kishte shkuar te ndërtesa për të zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që thotë se banorët duhet të largohen nga këto prona të uzurpuara – aktualisht kanë ngrehë tenda në hapësirën jashtë kësaj ndërtese dhe kanë vendosur që ta kalojnë natën aty.

Më shumë detaje nga çka po ndodhë aktualisht në Dardani do të mund të ndiqni pas pak në Interaktiv të KTV-së.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...